Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është shfaqur për herë të parë në publik që prej atentatit të muajit maj, që e la atë të luftonte për jetën. Fico u qëllua katër herë nga një distancë e afërt në një sulm të përshkruar nga prokurorët si “terrorist”, motivet e të cilit ende mbeten të pazbardhura plotësisht.