Lopburi një provincë qendrore e Tajlandës, që nga 1980, çdo vit ka shtruar një banket ushqimor, të mbushur me shumëllojshmëri frutash për popullsinë e saj të majmunëve, pjesërisht pjesë e traditës dhe pjesërisht atraksion turistik. Në Festivalin e Banketit të Majmunëve për këtë vit rreth 1 mijë majmunë të uritur zbritën nëpër tavolina dhe karrige, duke u mbushur nëpër duar me fruta rreth tempullit 800 vjeçar të Pra Pranga Sam Yod.