Top Channel/Rikthehen tensionet në Hormuz, SHBA sulmon iranianet-befason Trump: Armëpushimi qëndron!
08/05/2026 11:30

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pretendon se armëpushimi me Iranin vazhdon të mbetet në fuqi, pavarësisht përplasjeve të fundit në Ngushticën e Hormuzit, për të cilat të dyja palët fajësojnë njëra-tjeterën. SHBA-ja tha se Irani ka lëshuar raketa, dronë dhe anije të vogla kundër tre anijeve të saj luftarake, në atë që e quajti një "sulm të paarsyeshëm". Ndërkohë, krerër ushtarakë iranianë deklaruan se në fakt, Shtetet e Bashkuara kishin sulmuar një anijë cisterne të Iranit dhe kishin ndërmarrë "sulme ajrore" në disa zona bregdetare. Tensionet e reja vijnë një ditë pas deklaratës së ministrisë së jashtme të Iranit se po shqyrton propozimin amerikan që synon fundin e luftës. Në një shenjë tjetër të lëkundjes së armëpushimit, orët e para të ditës së sotme Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes kishin ndërhyrë me urgjencë ndaj një sulmi me raketa dhe dronë nga Irani. Mediat shtetërore iraniane fillimisht raportuan për "shpërthime" në Ngushticën e Hormuzit, duke i përshkruar si një "shkëmbim zjarri" me "armikun". Sipas shtypit vendas, të cituar nga BBC, shpërthime janë dëgjuar edhe në Teheran. Pak më vonë, një deklaratë nga komanda e lartë ushtarake e republikës Islamike njoftoi se sulmet ajrore amerikane kishin goditur zona bregdetare të Bandar Khamir, Sirik dhe Ishullit Qeshm. Irani, sipas saj, reagoi menjëherë duke sulmuar anijet ushtarake amerikane e duke shkaktuar "dëme të konsiderueshme", dhe akuzoi SHBA-në për "shkelje të armëpushimit". Trump vetë, teksa foli në Truth Social për dëme të shkaktuara “sulmuesve iranianë” , gjithashtu përsëriti një paralajmërim mbi marrëveshjen e paqes: "Ashtu si i mposhtëm ata përsëri sot, do t’i mposhtim edhe më fort e më ashpërisht në të ardhmen, nëse nuk nënshkruajnë Marrëveshjen, SHPEJT!", ishte komenti i tij. Një burim izraelit i tha BBC-së se shteti hebre, nuk është përfshirë në sulmet e fundit. Rritja e tensioneve vjen pavarësisht nga deklaratat e presidentit amerikan në ditët e fundit se lufta me Iranin do të "përfundojë shpejt".

Top Channel / Protesta e 7, u sulmua ministria e brendshme dhe gjykata e apelit
19/10 23:43
Top Channel / Senatori amerikan: Ndalni dhunën! Demokrati Gary Peters: autoritetet të përmbahen
19/10 23:23
Top Channel / Miratohet shpërblimi për 2750 efektivë, do marrin 270 mijë lekë
19/10 23:21
Top Channel/Tiranë në flakë, molotovë e gurë drejt policisë, blutë përgjigjen me gaz dhe plumba gome
19/10 23:20
Top Channel /Më shumë se 300 të lënduar, përfunduan në spital protestues e policë
19/10 23:16
Top News- Ushtria del në rrugët e Milanos/ Qeveria italiane ashpërson masat ndaj protestës
19/10 22:36
Top News- Qeveria shpërblen policët e protestës/ Akordohen 740 milionë lekë për 2750 efektivë
19/10 22:15
Top News- Dita e shtatë, policia ‘merr’ Tiranën, protesta shpërndahet me forcë dy herë brenda ditës
19/10 21:22
Top Channel/ “Mos të shkojmë te vrasja”, përshkallëzon protesta, tubuesit: Dorëheqje
19/10 21:20
Top Channel/ “Mos më prek”, tensione në protestë, protestuesit dhe policia ballë për ballë
19/10 21:19
Top Channel/ Tensione në protestë, policia afrohet pranë tubuesve për shoqërime
19/10 21:17
Top Channel/ “Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”,momenti kur efektivi kërcënon gazetaren e Top Channel
19/10 21:16
Top Channel/ Tensione në protestë, disa të rinj hedhin gurë drejt efektivëve të policisë
19/10 21:12
Top News- Listë e zezë për agresorët/ Nis hartimi i paketës, nuk do lejohet hyrja në BE
19/10 21:04
Top Channel/ “Mos i luani çunat”, protestuesja përplaset me policinë: Kush je ti, more?
19/10 20:48
Top Channel/ Tensione në protestë, policia ndjek tubuesit deri në oborrin e kishës
19/10 20:47
Top Channel/ Makina policie në mes të sheshit Skënderbej, blutë nisin shoqërimet
19/10 20:44
Top News – Protestuesit zhvendosen, policia i ndjek hap pas hapi, hedh ujë dhe gaz lotsjellës
19/10 20:38
Top Channel/ Nisin tensionet në Tiranë, flakë e gaz lotsjellës në rrugët e kryeqytetit
19/10 20:27
Top Channel/Përshkallëzimi në ditën e shtatë, policia shton forcat, disa të shoqëruar
19/10 20:20