Top Channel/ Rezultatet e primareve në PD/Përfundon numërimi votave në pjesën më të madhe të qarqeve
02/03/2025 12:15

Demokratët zgjodhën përfaqësuesit e tyre për parlamentaret e 2025. Pas primareve të mbajtura të shtunën, PD publikoi shifrat e pjesëmarrjes ku votuan gjithsej 50 854 anëtarë. Për Partinë Demokratike këto numra janë më pozitivet në historinë e kësaj force politike në lidhje me pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme. Të dhënat tregojnë se numri më i madh i votuesve u shënua në Tiranë me 13 052 demokratë, më pas renditen Durrësi, Korça, Fieri dhe Shkodra. Por kush janë kandidatët më të votuar? Burimet e Top Channel nxjerrin një panoramë paraprake të fituesve nëpër Shqipëri, teksa në Tiranë ende nuk janë zbuluar kandidatët demokratë më të votuar. Me përfundimin e numërimit në qarkun e Kukësit, në vend të parë rezulton të jetë mjeku hasjan Shkëlzen Ibra me 707 vota, teksa deputeti aktual Isuf Çelaj ka zënë vendin e katërt me 410 vota. Në qarkun e Dibrës ka kryesuar kryetari i degës së PD në degën e Dibrës Ilir Krosi me 578 vota, pasuar nga Denisa Vata, Basir Collaku, Ismail Uka dhe Përparim Spahiu, ndërsa deputeti aktual Kreshnik Collaku renditet në vendin e 11 me 68 vota. Në Lezhë vendin e parë e z ëish kryetari i degës së PD, ish gjyqtari Gjin Gjoni me 674 vota, ndjekur nga Aleksandër Lala dhe në vend të tretë Elda Hoti me 394 vota. Ndryshe është rezultati në qarkun e Korçës, ku demokratët kanë besuar sërish deputetët Bledion Nallbatin me 1219 vota dhe Edmond Spaho me 691 vota. Përfundimi i numërimit në qarkun e Durrës tregon se më i votuari është ish-kandidati për kryetar bashkie, Igli Cara me 622 vota,teksa zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo është votuar vetëm nga 32 demokratë. Në Gjirokastër Alma Kore renditet e para, ndërsa në vend të tretë Arben Ristani me 317 vota. Në Bashkinë e Shkodrës demokratët kanë votuar më shumë ish kryebashkuan Bardh Spahia me 380 vota. Ndërsa në bashkinë e Malësisë së Madhe rezulton të jetë më i votuari deputeti Ramadan Likaj. Në qarkun e Vlorës kryeson deputetja Ina Zhupa me 765 vota, ndjekur nga Atird Hoxha dhe Manjola Nikollo. Deri më tani duket se nga 37 kandidatë, vetëm 13 e kanë kaluar pragun e votave të vendosur nga PD. Të sigurtë pa u ndikuar nga procesi i primareve janë drejtuesit politikë të qarqeve, emrat e të cilëve janë në listat e mbyllura të PD. Ndërsa pritet që të dhënat përfundimtare në 12 qarqet për primaret e 2025 të shpallen zyrtarisht me një njoftim për shtyp nga selia blu.

Top Channel/ “Jo deputetët, vetëm protestuesit” studentët kordon, të mos kalojnë protestuesit e PD
31/10 14:35
Top Channel/ Protestuesit i vendosin flakën kazanëve të plehrave, bllokojnë rrugën me to
31/10 14:28
Top Channel/ Studentët nuk lejojnë demokratët të afrohen: Opozita jemi ne
31/10 14:20
Top Channel/ Demokrati i tund 2 mijë lekëshin protestuesve, thirrje: Poshtë sorosianët
31/10 14:12
Top Channel/ Përplasje mes studentëve dhe PD: Parti demokratike si u shite gjithë këto vite
31/10 14:11
Top Channel/ Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon të largohen
31/10 14:02
Top Channel/ Protesta te ministria e Arsimit, dy fëmijë të maskuar ulen këmbëkryq para efektivëve
31/10 13:48
Top Channel/ “Hiqe dorën!”, deputetët e opozitës përplasen me policët në bulevard, Këlliçi: Po…
31/10 13:47
Top Channel/ 1500 forca policie për protestën e sotme, situatë e qetë para Ministrisë së Arsimit
31/10 13:11
Top News – Studentët dhe PD protestojnë kundër tij, Rama takohet me Diellën
31/10 13:06
Top News – Dhunoi për vdekje gruan e tij. Arrestohet pas 4 vitesh 38 vjeçari, u fsheh në Greqi
31/10 13:03
Top Channel/ Pas Shkodrës edhe demokratët e Beratit nisen drejt Tiranës për protestën e PD
31/10 12:51
Top Channel/ Protesta kombëtare! Kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog
31/10 12:35
Top Channel/ Protesta nis nga ministria e arsimit! Të rinjtë lajmëruar se do grumbullohen atje
31/10 12:35
Top Channel/ Sot protesta kombëtare! Është lajmëruar nga studentët por edhe nga partia demokratike
31/10 12:34
Top Channel/ Shtohen mamografitë në Vlorë! Tetori rozë, 350 gra kryejnë kontrolle
31/10 12:32
Top Channel/ Nga kanceri te poezia e jetës, Paulina Nako rrëfen betejën, përvojën e kthen në libër
31/10 12:29
Top Channel/ Zjarri shkrumbon magazinën, ndërhyrja e zjarrfikësve shpëton dy pallate
31/10 12:23
Top Channel/ AlbChrome nën hetim penal! Prokuroria e Elbasanit ngre grup me 3 prokurorë
31/10 12:21
Top Channel/ Turistët nuk i trembin protestat, Durrësi tërheq vizitorë edhe në fund të tetorit
31/10 12:19