Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar për herë të parë një rezolutë që kërkon armëpushim në Gaza. Rezoluta, e cila kërkon një "armëpushim të menjëhershëm" për muajin e shenjtë të Ramazanit u miratua, me 14 vota në këshillin e sigurimit, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës abstenuan. Si aleatë të Izraelit, Shtetet e Bashkuara në votimet e mëparshme kanë vendosur veton ndaj rezolutave që janë propozuar. Përmes kësaj rezolute të miratuar këtë të hënë kërkohet gjithashtu “lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte i të gjitha pengjeve” si dhe heqja “e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza.