Top Channel/ Reuters: Po u sulmua Ukraina, NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht!
27/01/2022 17:57

Aleatët e NATO-s po i vendosin forcat e tyre në gjendje gatishmërie dhe janë duke dërguar përforcime në lindje të Europës si përgjigje ndaj grumbullimit të më shumë se 100.000 trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën. Por nëse konflikti shpëthen vërtet, a do t’i dalë NATO-ja në Mbrojtje Ukrainës? Jo ushtarakisht, thotë Reuters. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe aleanca nuk është e detyruar me traktat për ta mbrojtur këtë shtet. Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se nuk do dërgojë trupa amerikane ose trupa aleate për të luftuar kundër Rusisë në Ukrainë. Për momentin, aleanca me 30 shtete është duke punuar me Ukrainën për të modernizuar forcat e saj të armatosura. Kanadaja drejton një program trajnimesh në Ukrainë, ndërsa Danimarka gjithashtu është duke i shtuar përpjekjet që ta afrojë ushtrinë ukrainase me standardet e NATO-s. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe shtetet baltike po dërgojnë armë në Ukrainë, përfshirë raketat anti-tank, armët e vogla dhe barkat. Po atëherë, përse po vihen në gatishmëri trupat e NATO-s? Kjo duket po ndodh për shkak se aleanca është e shqetësuar nga përhapja e mundshme e një konflikti mes Rusisë e Ukrainës, sidomos në Detin Baltik dhe në rajonin e Detit të Zi, ku Rusia e aneksoi Krimenë më 2014. Eksperti amerikan i politikës së jashtme, Michael O'Hanlon mendon sidoqoftë se rreziku i luftës është në të vërtetë shumë më i vogël nga sa mund të mendohet. Ai është i bindur se Putini kërkon thjesht të ushtrojë presion që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO.

Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38