Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut që prej orëve të pasdites së djeshme. Gjatë natës, reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë, duke shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh inerte në disa akse rrugore nacionale, si dhe mjegull në qytetin e Kukësit.