Reshje të rrëmbyera shiu kanë paralizuar disa pjesë të kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Mediat serbe thonë se stuhia u përplas fillimisht me të gjithë furinë e saj në zonën e Zemunit, e më pas, edhe në pjesë të tjera të qytetit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të zhytura krejtësisht në ujë, makina të bllokuara dhe një autobus që noton, ndërsa një pasagjere e tij bën e trembur shenjën e kryqit.