Top Channel/ Refugjatët mbërrijnë në Itali. Mediat: Meloni nuk tërhiqet, javën tjetër…
19/10/2024 23:01

12 burra nga Bangladeshi dhe Egjipti që qëndruan për tre ditë në kampin e Gjadrit në Shqipëri, mbërritën në Itali. Ishte vendimi i gjykatës së Romës që i ktheu në territorin italian, ndërsa vuri në pikëpyetje marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e tyre. ligji italian parashikon se në Shqipëri mund të strehohen refugjatët e kapur në det nga 22 vende që për ta konsiderohen të sigurta. Në rastin konkret, si Bangladeshi ashtu edhe Egjipti nuk konsiderohen vende të pasigurta, e për këtë arsye, 12 emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali. Ky vendim i gjykatës së Romës bazohet në një vendim të datës 4 tetor të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta. Ky ishte momenti kur mëngjesin e së shtunës anija tjetër italiane Guardia Costiera mbërriti në Shëngjin për të marrë 12 refugjatët e tjerë pas 4 të parëve, 2 minorenë dhe dy të tjerë që shfaqën probleme me shëndetin. Ndërsa pritet të apelohet vendimi i gjykatës së Romës, ministri italian i drejtësisë, Carlo Nordio u shpreh se “ kjo është cështje që i takon politikës dhe nuk është përgjegjësi e magjistratëve”. “Nuk mund të jetë drejtësia që e përkufizon nëse një shtet është më pak apo më shumë i sigurtë,. Mediat italiane sakaq thonë se Kryeministrja Giorgia Meloni nuk tërhiqet, madje javën që vjen, do të nisë një grup tjetër emigrantësh drejt Shqipërisë.

Top Channel/ Rrjedhja e bombolës së gazit alarmon banorët në Fier, zjarrfikësit shmangin tragjedinë
25/10 10:00
Top Channel/ Kryeministri Rama nuk heq dorë nga kërkesa ndaj studentëve, i fton sërish në dialog
25/10 10:00
Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25