Në komisionin e ligjeve anëtari demokrat Xhelal Mëziu denoncoi atë që e quajti propagandë me dosje bosh nga konsultimet publike me qytetarët për reformën territoriale. Vijimi diskutimeve projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore” prodhoi debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës.