Kryeministri Edi Rama parashikon që deri në vitin 2030, Shqipëria do të jetë Europa e Ballkanit me një ofertë turistike të plotë dhe cilësore. Gjatë prezantimit të kalendarit turistik, Rama njoftoi se pushimet e turistëve do të jenë më të organizuara me shkarkimin e aplikacionit TEA, i kthyer tashmë në një udhërrëfyes mbi aktivitetet kulturore, që ka rritur në mënyrë të pabesueshme sipas tij edhe numrin e vizitorëve.