Kryeministri Edi Rama priti katër ditë për t’iu dhënë përgjigje të gjithë kundërshtarëve të tij politikë në Tiranë, që deklaruan se nuk e kishte takuar Presidentin amerikan, Donald Trump, dhe liderë të tjerë të nivelit të lartë, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fundjavën që lamë pas. Gjatë vizitës në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kreu i qeverisë, Edi Rama, dhe bashkëshortja e tij, zonja Linda Rama, kanë zhvilluar një takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë, me të cilin kanë shkrepur edhe një foto. Në foton e publikuar mbrëmjen e të enjtes, kryeministri Rama nuk i kursen ironitë për ata që hodhën dyshime për takimin.