Kryeminstri Edi Rama ishte sot në Rrogozhinë, ku mbështeti kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla. Kur na takojnë pak orë nga 6 marsi, kur qytetarët në gjashtë bashki të vendit do të zgjedhin kryetarin e ri, Rama bëri thirrje për pjesëmarrje në votim. Ai bëri një krahasim me situatën aktuale në Ukrainë, ku qytetarët po luftojnë për të mbrojtur pavarësinë e vendit dhe për të ndaluar pushtimin rus.