Top Channel/ Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës! Duhet zgjidhur edhe çështja e detit
24/02/2025 19:43

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të gjatë për televizionin e njohur grek “Mega” ka diskutuar me gazetaren Niki Lymperaki në lidhje me liderët e shteteve të tjera evropiane, SHBA, Rusi, marrëveshjen për detin me Greqinë apo ligjin e luftës. Kreu i ekzekutivit tha se dy vendet, Shqipëria dhe Greqia kanë raporte shumë të mira, por shtoi se kanë ende disa çështje që do duhet të marrin zgjidhje, si ligji i luftës apo marrëveshja për detin. Rama foli edhe për investimet e Jared Kushner në Sazan për të cilat tha se do të jenë të mrekullueshme dhe në favor të zhvillimit ekonomik të vendit, e po ashtu edhe për marrëveshjen me Italinë për refugjatët ku tha se Italia na ka ndihmuar dhe kjo është një “kthim ndihme” pa përfitim ekonomik. Kryeministri është pyetur edhe te çështja e Belerit për të cilin tha se marrëdhëniet janë të mirë tashmë, si dhe në zgjedhjet e 11 majit, ku i pyetur nëse do të ketë një tjetër takim me shqiptarët në Greqi, tha se do te këtë, por jo për miting. Rama tha se aktualisht është duke u zhvilluar procesi i regjistrimit i cili do t’u mundësojë emigantëve të votojnë me postë për herë të parë. “Edi Rama është në pushtet që nga viti 2013 nën flamurin e ëndrrës europiane. Si Brukseli ashtu edhe SHBA-ja e shohin atë si një partner të vlefshëm dhe një lider vendimtar si për vendin e tij ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor, një rajon me pjesën e tij të drejtë të vështirësive. Shqipëria ka ndryshuar me Ramën në krye: PBB-ja e saj është dyfishuar, miliona turistë tani vizitojnë vendin dhe disa sektorë të vështirë janë reformuar. Sigurisht, ka ende për të bërë: shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë masivisht dhe ka ende shumë punë për të bërë për të luftuar korrupsionin në vend”, shkruan në artikullin e saj gazetarja, publikuar në gazetën “To Vima”, ndërsa e plotë do të transmetohet këtë mbrëmje në kanalin “Mega”. “Një artist, profesor, ish-basketbollist dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës prej 11 vitesh, Rama ka atë që duhet për të luajtur një rol udhëheqës në një epokë në të cilën Evropa po vuan nga një deficit lidershipi i pranuar botërisht. Ai na priti pak para se të kërkojë një mandat të katërt në zgjedhjet e majit, në vazhdën e një krize në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe me çështjet e ndryshme të kahershme që kanë të bëjnë me pakicën greke ende të pazgjidhura. Ai kishte një përgjigje për gjithçka: nga anëtarësimi i vendit të tij në BE, të cilin ai pret të realizohet në vitin 2030, deri te marrëveshja e shumëpërfolur për emigrantët me Melonin”, vijon më tej artikulli.

Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla në konferencë: Ne shtatorë fillojnë përgatitjet për…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla: Një nën grada si puna e tij është problem për Partinë Demokratike, për mua ai…
24/03 13:24
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Jam shumë mirënjohës Gjermanisë për…
24/03 13:24
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-, Balla: Për ligjin e referendumin e pres që…
24/03 13:16
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Opozita duhet të distancohet nga…
24/03 13:10
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Balla në konferencë: Kushtetua nuk e ka…
24/03 12:56
Top Channel/ Taulant Balla në konferencë për shtyp: Kushtetuta e përcakton si mbahet referendumi
24/03 12:50
Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
Top Channel/ Gjermania dënon dhunën në protestë: Protesta po, por jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 12:39
Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
DIGITALB DIGITALB