Top Channel/ Ballukut i konfirmohet pezullimi. Gjykata la në fuqi masën edhe për 2 dy vartësit e saj
22/11/2025 19:36

Pas një seance që zgjati 4 orë, Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin për ta pezulluar Belinda Ballukun nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Po ashtu Ballukut i ndalohet dhe dalja jashtë vendit. Në fuqi qëndroi dhe masa “Arrest shtëpie” dhënë për 2 vartësit e saj. Ashtu siç ishte parashikuar Belinda Balluku kaloi derën e Gjykatës së Posaçme në orën 9 të kësaj të shtune veshur me një kostum me ngjyrat kombëtare. Sipas raportimit të gaztares së Top Channel, Dorjana Bezat, më herët në gjykatë kishte mbërritur motra e saj njëherësh dhe avokate Pamela Qirko si edhe kreu i KESH Erald Elezi dhe Kreu i ARRSH Gentjan Gjyli të cilët mbërritën në gjykatë të shoqëruar nga uniformat blu sepse ndodheshin në masë shtrënguese “arrest në shtëpi”. Seanca zgjati rreth 40 minuta dhe më pas u ndërpre, pasi mbrojtësit kërkuan kohë të njihen me provat e reja që SPAK ka për çështjen e lotit 4 të unazës së madhe për të cilën Belinda Balluku është e dyshuar për shkelje të barazisë në tendera. Ndërsa faktet që SPAK ka për tunelin e Llogarasë ishin të njohura nga palët pasi me herët u është komunikuar akuzat. Kohën e kërkuar nga avokatët numri 2 i qeverisë e shpenzoi jashtë godinës së qelqtë, ku u rikthye vetëm kur seanca rinisi në mesditë. 4 orët e seancës ishin një përplasje juridike mes mbrojtjes dhe prokurorit Dritan Prençi i cili argumentoi para gjyqtarit Erjon Çela se masat duhet të vazhdojnë të zbatohen pasi ekziston mundësia që të pandehurit ti fshihen drejtësisë, të intimidojnë dëshmitarët duke qenë se i kanë vartës, të prishin provat që kanë vlerë për këtë hetim apo të ripërsërisin në vepër penale kjo për shkak të pozitave që mbajnë. Nga ana tjetër mbrojtësja e Belinda Ballukut u shpreh e hapur për hetimin por kundërshtoi pezullimin nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres me argumentin se janë detyra për të cilat ajo është e zgjedhur me votë. Pavarësisht përplasjeve të argumenteve vendimet u lanë në fuqi dhe Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj e pranuan në heshtje duke refuzuar të prononcohen për mediat. Tashmë do të shihet hapi i radhës i tyre nëse brenda 5 ditësh do ta kundërshtojnë këtë vendim në Apel.

Top Channel/ ‘Dorëzoni detyrën, hidhni kapelet’, Berisha apel Policisë: Qëndroni në anën e drejtë…
19/10 12:21
Top Chanenl/ ‘Ky është birbo’,Berisha për Ramën: E krahason veten me Macron dhe quan protestuesit…
19/10 12:15
Top Channel/ ‘Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog’, Rama: Rusia dhe Irani të përfshirë
19/10 10:28
Top Channel/ ‘Sulm i verbër nga një organizatë e shpallur terroriste’, Rama: Nuk është revoltë për…
19/10 09:43
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi:Policia na hodhi gaz
18/10 21:49
Top Channel/ Berisha përshëndet kongresmenët: Protesta do t’i japë fund kësaj qeverie
18/10 15:10
Top Channel/ “Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por…
18/10 12:20
Top Channel/ ‘Matufi mbart misionin e mbrapshtë’, Rama:Hyjnizojnë dhunën dhe…
18/10 12:02
Top Channel/ ‘Pengje të ‘grupit të zjarrit’, Rama për studentët: Një dorë e huaj po frymëzon…
18/10 11:45
Top Channel/’Hyjnizojnë dhunën’, Rama:Askush se thotë një fjalë për këtë gurë që bie mbi punonjësit…
18/10 10:54
Top News- Shehaj e Kapri përplasen në bulevard me Hitën! Spraj djegës drejt deputetit
17/10 22:45
Top News- ‘Edi Rama kërkon viktima’/ Berisha: Preferon konfliktin civil, jep dorëheqjen!
17/10 22:45
Top Channel/ “Demokratët në protestë”, Berisha përsërit kërkesën për largimin e Ramës
17/10 15:13
Top News- “Diaspora po vërshon drejt kryeqytetit”, Berisha: Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje
16/10 20:09
Top News – Elisa i shkruan Edit: Reflekto merr vendim dhe largohu! Mund ta bësh!
16/10 19:52
Top Channel/ “Gaz i skaduar dhe spraj ariu ndaj protestuesve”, Berisha thirrje për të shtunën
16/10 18:28
Top Channel/ Berisha: Rama të dorëhiqet/ Kreu i PD akuzon qeverinë
16/10 15:22
Top News – Berisha paralajmëron Ramën: Asnjë provokim nuk ndal mbështetjen e PD për studentët
15/10 17:32
Top Channel/ Rama: Nuk jap dorëheqjen. Qeveria ndryshohet me zgjedhje, jo me dhunë
15/10 15:15
Top Channel/ Anulohet seanca/ Deputetët e Ps largohen nga parlamenti pas dhunës në Tiranë
15/10 12:02