Top Channel/ Raketat me rreze të gjatë veprimi, SHBA i jep leje Ukrainës të godasë Rusinë
22/10/2025 23:32

Shtetet e Bashkuara kanë hequr kufizimet për përdorimin e disa prej armëve me rreze të gjatë veprimi që Ukraina ka marrë nga aleatët perëndimorë. Ky hap ka të bëjë me raketën britanike “Storm Shadow”, e cila është përdorur për të sulmuar një uzinë kimike në qytetin rus të Bryansk, një goditje që ka shkaktuar trazira në linjat e furnizimit të Rusisë. Përpara këtij vendimi, SHBA kishte refuzuar përdorimin e armëve të tilla nga Ukraina, por tensionet e ditëve të fundit mes SHBA-së dhe Rusisë janë të larta. Trump ka anuluar takimin me Putiin në Budapest dhe po ashtu sekretari Rubio me ministrin e jashtëm Lavrov. Në të njëjtën kohë, Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, njoftoi se një paketë e re sanksionesh do të shpallet kundër Rusisë, duke konfirmuar politikën shtrënguese ndaj Kremlinit për të ndaluar agresionin në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se takimi mes presidentit amerikan dhe atij rus dështoi nga këmbëngulja e Putinit për të marrë kontrollin zyrtar mbi Donbasin dhe me gjasë këto pretendime të tij do të mbeten një pengesë për çdo marrëveshje të mundshme. Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka theksuar se Ukraina duhet të vazhdojë luftën përmes forcës, dhe se Bashkimi Evropian do të qëndrojë pranë Ukrainës për të mbështetur sovranitetin e saj. Ekspertët thonë se ky ndryshim i politikës nga SHBA mundëson një rritje të sulmeve të Ukrainës brenda territorit të Rusisë, duke e bërë luftën më të pasigurt, por edhe të paparashikueshme për të dy palët.

Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
DIGITALB DIGITALB