Për të parën herë nën qeverisjen e Joe Biden, Shtetet e Bashkuara aprovuan shitjen e qindra raketave ajër-ajër, me vlerë prej 650 milionë dollarësh Arabisë saudite. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit sqaroi se marrëveshja do të “rimbushë inventarin ekzistues të këtij vendi”. Pakti lejon blerjen e 280 raketave AIM-12OC ajër-ajër dhe pajisjeve të ngjashme.