Top Channel/ Qeveria, ultimatum për aeroportin e Vlorës: Do të hapet pa vonesa, gati për masa!
22/05/2026 20:01

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka deklaruar se ky dikaster i ka ndjekur me shqetësim përplasjet dhe konfliktet mes dy kompanive private për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Sipas tij, ministria nuk është palë në këtë konflikt, i cili, sipas tij, ka sjellë vonesa. Ai shtoi se ministria do të ndërhyjë përmes klauzolave të kontratës për të gjetur një zgjidhje dhe për të bërë të mundur hapjen në kohë të aeroportit. “Ministria verën me shqetësim të thellë se sjellja deri tani e palë zhvilluese, konfliktet mes palëve, shkeljet kontraktuake kanë shkaktuar vonesë. Kjo nuk do tolerohet dhe do të ketë edhe penalitete. Ministria nuk është palë në konflikt dhe nuk ka interes të favorizojë asnjë palë, por do të marrim masa dhe do të ndërhyhet përmes klauzolave të kontratës që të hapet sa më shpejt”, tha ai. “Sa i përket klauzolave, siç e theksova, aeroporti i Vlorës është ndër veprat më të rëndësishme të dekadës së fundit. Nuk ndërtohen aeroporte çdo vit, as në botë. Aeroporti nuk është ende operacional dhe klauzolat parashikojnë vendosjen e penaliteteve, të cilat do të vijojnë të përcaktohen sipas kontratave. Më pas do të hartohet një plan në lidhje me shtyrjen apo edhe shkëputjen e kontratës koncesionare. Sa i përket afatit të vënies në punë të hekurudhës Tiranë-Durrës, shinat kryesore kanë përfunduar. Është një projekt me Bankën Europiane. Ka pasur vonesa, sepse kur është marrë kredia, projekti ka qenë i paplotë. Tashmë kemi edhe elektrifikimin, që është faza përmbyllëse. Hekurudha Shqiptare, pasi e ka maturuar projektin me bankën, tashmë ka nisur procedurën për mbylljen e tre kilometrave të fundit, për ta sjellë hekurudhën te Stacioni i Trenit në Tiranë. Viti 2027 është i arritshëm, por do të stepesha t’ju jepja një afat të caktuar, sepse një pjesë e projektit është në fazën e prokurimit. Megjithatë, patjetër që në vitin 2027 do të kemi linjën e parë hekurudhore”, tha ministri.

Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27