Top Channel/ Qeveria, plan për pensionin e 13-të! Projektohet edhe rritja me 50%
05/06/2025 19:47

Të moshuarve shqiptarë do t’u rritet me 50% pensioni por dhe t’u sigurohet një i 13-të. Është ky vendimi i qeverisë që do të ndërmerret në 5 vitet e ardhshme i publikuar në Dokumentin Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2025–2030. Qeveria planifikon të rrisë pensionin mesatar në qytet nga 18 mijë e 341 lekë që është aktualisht në mbi 27 mijë e 511 lekë. Ndërsa në fshat do të arrijë në 16 mijë e 576 lekë. Me qëllim realizimin e kësaj mase është parashikuar mbi 95 për qind e buxhetit të dedikuar e cila do të shkojë për të garantuar pavarësinë financiare të kësaj kategorie. ““Zhvillimi i politikave për rritjen e të ardhurave për pensionistët, i cili në totalin e shpenzimeve zë më shumë se 95% të totalit të shpenzimeve. Ky aktivitet kryesisht mbulohet nga buxheti i shtetit për përmirësimin e politikave të pensioneve.” Jo vetëm 50% më shumë por dhe pensioni i 13-të do të jetë i prekshëm për pensionistët deri në 2030. Për të cilin pritet t’u dedikohet një buxhet rreth 25 milionë euro më tepër. “Me gjithë progresin e bërë nga reforma e pensioneve apo mbështetja që Qeveria Shqiptare ka dhënë për të moshuarit, çështja e pavarësisë financiare të të moshuarve e në mënyrë të veçantë, të moshuarve të vetmuar, burrave dhe grave, mbetet prioritet për një jetesë dinjitoze.” Por gjatë kësaj periudhe do të rritet edhe mosha e daljes në pension ndërsa do të miratohet edhe formula e indeksimit të diferencuar të pensioneve. “Ndryshimet kryesore përfshinin rritjen graduale të viteve të kontributit nga 35 në 40 deri në vitin 2025, si dhe rritjen e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Pas këtij viti, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç për të dy gjinitë në vitin 2056“ Dokumenti parashikon investime të rëndësishme në shërbimet shëndetësore dhe sociale, përfshirë ngritjen e kapaciteteve geriatrike, dhe ndërtimin e qendrave të rehabilitimit dhe rezidenciale për të moshuarit. Ndërsa pas nuk do të lihen edhe pensionistët e vetmuar për të cilët do të ketë politika të vecanta ndihmëse.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06