Zona e Ballagatit, e njohur historikisht si një nga zonat më pjellorë të pemëtarisë në vend po përballet me një fenomen të tharjes së pemëve të qershisë. Fruti i qershisë, dikur krenaria e kësaj zone dhe simboli i prodhimit cilësor, po pëson një rënie drastike vit pas viti, duke lënë pemëtoret thuajse bosh në një kohë kur duhet të ishin në kulmin e vjeljes. Fermerët e zonës, të cilët jetojnë me këtë kulturë prej brezash, e lidhin këtë fenomen drejtpërdrejt me ndryshimet e paparashikueshme klimaterike.