Top Channel/ “Qëllova se bëri padrejtësi”, ja çfarë tha vrasësi i gjyqtarit
06/10/2025 23:05

Ky që shihni në foto është Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. 30-vjeçari që kreu krimin e rëndë, është nipi i Gjon Shkambit, palë paditëse në çështjen ku gjyqtari i ndjerë rrëzoi kërkesën e tyre. Pas kësaj Shkambi nxori armën dhe qëlloi disa herë me pistoletë drejt gjyqtarit Kalaja, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dëshmia e sekretares gjyqësore konfirmon se të shtënat ndodhën sapo u shpall vendimi. Pas vrasjes së gjyqtarit, agresori hapi zjarr edhe drejt Ervis dhe Rakip Kurtaj, pala kundërshtare në proces, të cilët mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tyre është e stabilizuar. Mësohet se pas krimit, Elvis Shkambi, ka dalë jashtë sallës së gjyqit me armë në dorë ku është neutralizuar nga forcat e rendit. Ai nuk ka bërë rezistencë dhe Top Channel mëson se para hetuesve ai e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke deklaruar se reagoi për “një vendim të padrejtë”. Familja Shkambi pretendon të jetë trashëgimtare e ligjshme e një prone në Shkodër, e shtetëzuar gjatë regjimit komunist, e më pas e dhënë për strehim nga bashkia për 31 familje. Mësohet se Shkambi kishte paralajmëruar edhe më herët se “atë pronë nuk do ta gëzonte askush përveç familjes së tij”. Ndërkohë, hetimet nuk po kufizohen vetëm te autori i krimit. Një oficer policie që shërbente në hyrje të gjykatës është ndaluar, pasi dyshohet për shpërdorim detyre, për shkak se nuk kreu kontrollin fizik dhe nuk aktivizoi detektorin e sigurisë në hyrje, duke lejuar futjen e armës brenda në ambientet e gjykatës.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16