Top Channel/ “Qatargate 2”: Korruption aktiv në PE, policia belge bastisje e arrestime!
13/03/2025 15:08

Dyshimi i aferave korruptive nxiti bastisjet e policisë belge në disa pjesë të vendit në vazhdën e një hetimi për shkelje të mëdha “nën maskën e lobimit tregtar”, hetim ky që ka shënjestruar edhe individë brenda Parlamentit Europian. Rreth 100 efektivë policie morën pjesë, sipas gazetës vendase Le Soir, në operacionin gjatë të cilit u ndërmorën gjithsej 21 kontrolle anekënd Belgjikës, por edhe në Portugali. Sipas ëebsite-it investigative Follow the Money (FTM), hetimi lidhet me gjigandin kinez të teknologjisë, Huawei dhe aktivitetet e tij në Bruksel që prej vitit 2021. Bastisjet vijnë mbi dy vjet nga skandali "Qatargate", në të cilin një numër ligjvënësish të BE-së u akuzuan se ishin paguar për të promovuar interesat e Katarit dhe Marokut – cka u mohua me forcë asokohe nga të dyja vendet në fjalë. Prokuroria nuk dha detaje për personat apo kompanitë e përfshira. Por ajo nënvizoi se korrupsioni i supozuar nga ana e një "organizate kriminale" ishte praktikuar rregullisht dhe në mënyrë shumë të matur përmes formash të ndryshme nga viti 2021 e deri më sot. Këto forma përfshinin "shpërblimin për marrjen e pozicioneve politike ose dhuratat e tepruara si ushqimi dhe shpenzimet e udhëtimit ose ftesa edhe të rregullta për ndeshje futbolli" si pjesë e një përpjekjeje për të promovuar "interesat tregtare private" në vendimmarrjen politike. Shpërblimet e supozuara u maskuan si shpenzime konferencash dhe ju paguan ndërmjetësuesve të ndryshëm, thanë burime nga prokuroria, të cilët shtuan se janë sekuestruar disa dokumente dhe objekte, me qëllim zbulimin e provave për pastrim parash.

Top News – Rusia gati për sulm! Kush prodhon armë për Ukrainën, do të goditet
01/10 14:17
Top News-SHBA kërcënon Francën e Gjermaninë/Hidhni në treg rezervat e naftës, ose ndalojmë eksportin
01/10 14:10
Top News – Morën ‘bekimin’ e Erdoganit. Zbardhen bisedimet sekrete midis Sirisë dhe Hezbollahut
01/10 13:38
Top News- Skandal në forcat e armatosura gjerman/ Qindra ankesa për dhunë e ngacmim seksual të grave
01/10 13:37
Top News- Irani pas sulmit terrorist! Netanjahu përmbahet, ‘nuk e dimë nëse ka gisht’
01/10 13:09
Top Channel/ Moska paralajmëron Europën: Do sulmojmë fabrikat e armëve që furnizojnë Ukrainën!
01/10 11:18
Top Channel/ “Je një hero, një luan”, Netanyahu takon pasagjerin që shpëtoi avionin e Flydubai!
01/10 11:05
Top Channel/ “Welcome back”: Spanja përshëndet rikthimin e Anglisë në Bashkimin Europian!
01/10 11:04
Top News – Trump ‘i merr’ Seulit 200 mld dollarë. Investimet për IA, energjinë bërthamore dhe gazin
01/10 10:11
Top News – Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! E dënuara me vdekje në SHBA i mbijeton ekzekutimit
01/10 09:52
Top Channel /Macron: Anglia do kthehet në BE /Presidenti: Përshëndes qëndrimet Burnham
30/09 23:53
Top News-Tentativa për rrëmbimin e avionit/ Reagon Ambasada e Izraelit në Shqipëri: Na shënjestrojnë
30/09 22:51
Top News- Hapësira ajrore nën sulm, BE jep rekomandimet: Ja zonat ku ka rrezik
30/09 21:45
Top News – Erdogan mbyll median. ‘Bën propagandë për LGBTQ+, shkatërrojnë familjen’
30/09 20:45
Top News- Si u shmang tragjedia dhe sulmi me thikë në kabinën e pilotit, çfarë ndodhi?
30/09 20:05
Top Channel/ Sulm terrorist, Netanyahu: Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte avionin Dubai-Izrael
30/09 19:59
Top News – Irani merr përgjigje nga SHBA / Propozoi kthimin e armëpushimit, Trump ‘hesht’
30/09 18:14
Top News – Nafta e Irakut në dorën e SHBA / Trupat u larguan por Uashingtoni kontrollon të ardhurat
30/09 15:22
Top Channel/ Anglia do të rikthehet në BE? Burnham:”Marrëveshja post-Brexit bëri shumë dëme”!
30/09 15:22
Top News – Në shënjestër të ‘paparacëve’ / Fëmijët e Princit Harry ‘ndiqen’ në shkollë
30/09 15:18