Top Channel/ Putin: Takim të tretë. Presidenti rus bisedon me kancelarin gjerman
04/03/2022 19:25

Edhe pse Rusia bombardoi orët e para të mëngjesit të se premtes termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisë, i cili la pas viktima dhe shumë të plagosur, presidenti Vladimir Putin sërish flet për negociata dhe bisedime. Ai i ka konfirmuar kancelarit gjerman Olaf Scholz se do të ketë një raund të tretë bisedimesh me palën ukrainase. Raundi i dytë i bisedimeve ditën e enjte nuk shkoi ashtu siç pritej për palën ukrainase pasi palët ranë dakord vetëm për krijimin e një korridori humanitar për civilët në zonat e shkatërruara nga bombardimet , ndërkohë që ata kërkuan dhe armëpushim të menjëhershëm. Por Putin në telefonatën që pati me kancelarin gjerman tha se raundi i tretë i bisedimeve do të mbahet këtë fundjavë, ndërsa ky i fundit thuhet se i ka kërkuar të ndalojë menjëherë çdo sulm ushtarak në Ukrainë. Perëndimi dhe SHBA nga ana tjetër kanë shtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe njerëzve të cilët cilësohen rrethi i ngushtë i presidentit rus një përpjekje kjo që synon ta kthejë Putin nga rruga e pushtimit. Ky i fundit kërkoi që të mos ekzagjërohet situata duke vendosur më shumë sanksione ndaj vendit të tij. Putin: Ne nuk kemi synime të këqija kundër fqinjëve tanë. Qeveria jonë “nuk sheh nevojë” që fqinjët të marrin veprime shtesë, të cilat do t`i përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet tona. Mendoj se gjithsecili duhet të mendojë si të normalizojmë marrëdhëniet, të bashkëpunojmë normalisht dhe të zhvillojmë marrëdhënie normalisht. Por në një kohë që Putin bënte te tilla deklarata, ministrat e jashtëm të NATO , thanë se aleanca nuk kërkon konflikt, por në çdo rast janë gati të mbrojnë veten. Tashmë trupat ruse llogariten se janë vetëm 25 km larg qendrës së kryeqytetit Kiev dhe 10 km nga qytetet Kharkiv dhe Chernihiv.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36