Rusët filluan të votojnë sot në ditën e parë të zgjedhjeve presidenciale treditore, në të cilat presidenti Vladimir Putin e ka pothuajse të sigurt fitoren. Ai do ta zgjasë sundimin e tij për edhe gjashtë vjet të tjera, pasi secili kundërshtar serioz s’u lejua të garojë kundër tij nga Kremlini, i cili po zhvillon një luftë brutale ndaj mediave të pavarura dhe mospajtuesve.