Vladimir Putin udhëtin këtë fundjavë drejt pekinit për atë që Kremlini e ka përshkruar si një vizitë “vërtet të pashembullt” në vendin të cilin e konsideron si aleatin e vet më të rëndësishëm. Ky rrugëtim i presidentit rus vjen në një moment kritik për bisedimet mbi Ukrainën. Gjatë qëndrimit që pritet të zgjasë gati një javë – një periudhë jashtëzakonisht e gjatë kjo për liderin rus – Putin do të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, do të zhvillojë bisedime me Xi Jinping dhe do të jetë po ashtu në tribunën e paradës së Ditës së Fitores në Pekin që shënon 80 vjetorin e humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, si i ftuari kryesor së bashku me Kim Jong-un të Koresë së Veriut dhe udhëheqësit e Iranit dhe Kubës. E një rëndësie kyce në axhendë, thonë analistët, do të jetë që Putin dhe Xi të përafrojnë qëndrimet e tyre mbi luftën në Ukrainë mes përpjekjeve të SHBA-së për t’i dhënë fund luftimeve.