Tema kryesore e takimit të tyre ishte Ukraina, por në Moskë, kancelari gjerman Olaf Scholz u përplas me presidentin rus Vladimir Putin edhe për rastin e Kosovës. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Vladimir Putin hodhi poshtë idenë se NATO është aleancë paqësore, dhe këtë, e justifikoi duke përmendur bombardimin e Serbisë nga Aleanca veri-atlantike.