Top Channel/ Putin afron SHBA-në me Turqinë: Washingtoni përshëndet ndërmjetësimin për Ukrainën!
12/03/2022 13:54

Shtetet e Bashkuara i mirëpresin përpjekjet diplomatike të Turqisë për të gjetur një zgjidhje për luftën Rusi-Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, nje gjest që nënkupton dhe një shkrirje të akujve në mërradhëniet dypalëshe, të tensionuara ndjeshëm pasi Ankarja bleu prej Moskës sisteme të mbrojtjes S400. Duke vënë në dukje se Turqia, Franca dhe Izraeli janë përfshirë intensivisht në procesin diplomatik me Rusinë, Price përshëndeti rolin e Turqisë, duke thënë se aleati i NATO-s ka qenë pergjatë gjithë kësaj kohe në koordinim dhe konsultim të plotë me SHBA-në. Duke u përpjekur të mbajë një qëndrim neutral e të balancuar, Ankaraja ka tentuar ndërmjetësimin me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për këtë konflikt, në mënyrë që ai të përfundojë sa më parë. Edhe pse i ka kundërshtuar sanksionet ndërkombëtare që synojnë izolimin e Moskës, ajo nga ana tjetër mbylli ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve sipas një pakti të vitit 1936, duke i bllokuar kalimin katër luftanijeve ruse që ishin nisur nga Mesdheu drejt Detit të Zi. Nj aleate NATO-s, Turqia kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja. Që nga fillimi i konfliktit, Ankaraja ka nënvizuar mbështetjen e saj për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Duke e quajtur së fundmi pushtimin e Rusisë një shkelje të papranueshme të së drejtës ndërkombëtare, Turqia sërish e ka formuluar me kujdes retorikën e saj për të mos ofenduar Moskën, me të cilën ka lidhje të ngushta në fushën e energjetikes, mbrojtjes e turizmit.

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10