Edhe pse vera duket se mbyllet me muajin gusht, kjo nuk i ka penguar pushuesit të vijojnë pushimet e tyre edhe në ditët e para të shtatorit në bregdetin e Shëngjinit. Të shumtë janë ata që zgjedhin dy javët e para të shtatorit për të mbyllur sezonin e tyre të pushimeve, duke shijuar temperaturat më të buta dhe qetësinë që ofron bregdeti pas fluksit të muajve të verës.