Ardhja e çmimeve në objektiv sipas Bankës së Shqipërisë mund të realizohet në fundin e 2024-ës. Ndër faktorët kryesorë të rrezikut institucioni monetar përmend presionet që tashmë vijnë nga tregu i brendshëm. Sipas BSH, rritja e shpejtë pagave nuk po shoqërohet me produktivitet, duke rritur kostot për njësi të punës. Treguesi që matet periodikisht ka filluar përkeqësimin prej një vitit dhe në tremujorin e tretë, kostot e punës u rritën me 9.9% një nga nivelet më të larta në dekadën e fundit.