Top Channel/ Pullat fiskale, bizneset kundër, Bregasi: Ulja e tarifave, premtim elektoral
01/04/2025 19:46

Çmimet e reja të pullave fiskale, 25% më të ulëta, po kundërshtohen nga bizneset e vogla, por edhe ato të mëdha në vendin tonë. Një efekt që nuk ndihet në buxhetin e një sipërmarrje në vend, e konsiderojnë bizneset çmimet e vendosura. Në një intervistë për Top Channel, presidenti i Shoqatës së Biznesit të Madh, Luan Bregasi, analizon situatën reale të tarifave të reja të pullave fiskale. “Pavarësisht se ulja është gati 25%, duke pasur parasysh se nga koncesionari trashëguam një taksë të lartë prej 28 euro për 1 mijë copë, bashkë me TVSH-në, kjo ulje është e vogël dhe nuk është e ndjeshme për këto kompani. Është konsideruar si koncesioni më korruptiv i kohës, dhe ne vuajtëm 12 vjet peshën e rëndë të këtij korrupsioni, dhe disa ndërmarrje, për shkak të mungesës së konkurrencës dhe mosadministrimit të mirë të kësaj politike fiskale në ato vite, falimentuan”, thotë ai Kalimi nga koncesionari SICPA Security Solutions Albania pas përfundimit të kontratës 12-vjeçare, tek shoqëria shqiptaro-amerikane Alb Trace Co, solli çmime të reja, që variojnë nga 15.65 euro deri në 25.05 euro. Por ato ende mbeten më të larta se ato në rajon dhe Evropë, duke bërë që Shqipëria të qëndrojë në majë të piramidës së çmimeve. Aktualisht, tarifa në Kosovë është 2.2 dollarë për 1 mijë copë, në Maqedoni dhe Bosnjë-Hercegovinë është 3.2 dollarë, në Evropë është 3 dollarë, ndërsa në Serbi, Turqi dhe Mal të Zi janë respektivisht 5.2, 5.6 dhe 6.6 dollarë. (grafik) “Europa i ka çmimet gati të papërfillshme, pasi ndjekin politika të tjera, ndërsa vendet e rajonit kanë çmime aktualisht 10 herë më të larta, ndërsa me këtë ulje që u bë, janë 7 herë më shumë.” Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë rendisin faktorët që i mbajnë këto çmime ende të larta. As argumentimi se teknologjia e përdorur për prodhimin e pullave fiskale është e veçantë, nuk i justifikon çmimet e larta sipas ekspertit Elvin Meka. Në një situatë të tillë, ku çmimet ende janë të larta, bizneset kërkojnë një ulje të tyre, por edhe një ndryshim të mënyrës së pagimit të tarifës, pasi vendimi i detyron që t’i blejnë këto pulla para se ta nxjerrin produktin në treg. “Po e shfrytëzoj rastin të kërkoj që, megjithëse është bërë një ulje prej 25%, të lehtësohet mënyra e pagimit, të paktën.” Gjatë 12 viteve të koncesionit të SICPA-s (2012–2023), kompania përfitoi mbi 110.5 milionë euro, ndërsa në harkun kohor 2012–2021, llogaritet që bizneset shqiptare kanë paguar rreth 60 milionë euro më shumë për këtë shërbim sesa do të kishin paguar në kushte tregu të lirë dhe me tarifa të harmonizuara me rajonin. Në të njëjtën periudhë, përfitimi i shtetit shqiptar ka qenë minimal, rreth 1.2 milionë euro në total.

Top Channel/ Koha e duhur për kredi? Ekspertët: Ulja e normës së interesit do të nxisë huamarrjen
03/07 19:53
Top Channel/ Vendimi i papritur! BSH ul normën bazë të interesit pas shumë kohësh
02/07 20:02
Top News – BSH ul normën bazë të interesit. Vendimi për t’i paraprirë efekteve në inflacion e konsum
02/07 19:45
Top Channel/ Sejko: Ruajmë stabilitetin! Ja pse e ndryshuam normën e interesit
02/07 19:41
Top Channel/ Si të përfitohen dy pensione, kreu i ISSH shpjegon përfitimet për shqiptarët
02/07 15:12
Top Channel/ Jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i bankës: 85% për kreditë në lekë
01/07 19:59
Top Channel/ Euro bie në 98 lekë, në tre muaj, BSH tërhoqi nga tregu valutor 33 mln euro
30/06 15:20
Top Channel/ Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve
25/06 19:55
Top Channel/ Buxheti u ndryshua për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, thotë Ministri
23/06 20:47
Top Channel/ Transporti, protestë e punonjësve, kërkojnë kushte më të mira
20/06 19:59
Top Channel/ Parajsa e të huajve të pakualifikuar! Bizneset në Shqipëri ankohen për punëtorët
20/06 19:56
Top Channel/ Vetëm 1 në 6 turistë akomodohet! Ekspertët: Zgjedhin hotelet në rajon
17/06 19:58
Top Channel/ Suficiti arrin 412 mln euro, më shumë para në arkën e shtetit gjatë 5 muajve
17/06 19:55
Top Channel/ Linja e interkonjeksionit, gati me RMV! Përshpejtohen projektet energjetike
16/06 19:53
Top News- Lista e pagave për sektorin e turizmit, nga pastruesi peshkut e deri te agjentët turistikë
14/06 11:37
Top News – Shteti udhëheq rritjen e pagave. Sektori privat reziston, bujqësia më e keqpaguara
11/06 18:33
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga emigrantët , në tre muaj dërguan 251 mln euro
10/06 19:49
Top Channel/ Më shumë turistë dhe para! Sa shpenzuan të huajt në tre muajt e parë në vendin tonë
10/06 19:46
Top Channel/ Ngadalësohet inflacioni në maj, ushqimet paguhen sërish më shtrenjtë
09/06 19:53
Top Channel/ Toka e luleshtrydhes, fermeri që la punën si ekspert IT për të rritur fruta në Kafaraj
08/06 12:19