Top Channel/ PS: Dënim 28 deputetëve të PD! Grupi socialist kërkon përjashtimin e deputetëve
18/12/2025 19:53

Në këto kushte në hapje të seancës dhe përgjatë saj drejtuesi i seancës, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, bazuar në nenet 63, 64, 64/1, 64/2, 65 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, u tërhoqi vëmendjen dhe u kërkoi deputetëve të lironin Foltoren e Kuvendit, hapësirën rreth saj dhe vendet e përcaktuara për anëtarët e Këshillit të Ministrave. Në zbatim të masave përshkallëzuese të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, drejtuesi i seancës, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i dha sipas Nenit 65 masën disiplinore “përjashtim nga seanca plenare..” deputetëve Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët nuk e zbatuan vendimin e marrë ndaj tyre. Deputetët Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka kanë hedhur sende të forta dhe mjete të tjera (përfshirë pajisjet) drejt Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos. Deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të ulen në vendet e tyre, të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos. Siç konstatohet qartazi nga pamjet filmike deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kanë futur dhe përdorur në seancë lëndë apo mjete piroteknike. Gjithashtu deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha kanë përdorur gjuhë diskriminuese, joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë, kanë shkaktuar kaos, kanë zaptuar foltoren duke penguar deputetët të marrin fjalën dhe kanë cënuar personalitetin e drejtuesit të seancës, anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Në zbatim të planit të mirëorganizuar dhe të parapërgatitur deputetët Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti kanë rrethuar Foltoren e Kuvendit duke bllokuar zhvillimin normal të seancës dhe kanë shkaktuar kaos. Sa më sipër, bazuar në provat filmike bashkangjitur, pamjet e bëra publike nga mediat dhe në prova të tjera që do t’ju vendosen në dispozicion në vijim, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 pika 1 gërma a) dhe pika 6 dhe 7, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të ndryshuar; dhe nenit 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë: 1. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 7 paragrafi a) kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit. 2. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Klevis Balliu, dhe Flamur Noka, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65 pika 2, nuk kanë pranuar të dalin nga salla, sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë se këta dy deputetë kanë kryer disa shkelje, masat disiplinore për të cilat janë të ndryshme, kërkojmë marrjen e masës më të rëndë të parashikuar, pra 60 ditë. Gjithashtu këta deputetë dhe të tjerë të paidentifikuar deri më tani kanë goditur punonjësit e Gardës së Republikës, veprime për të cilat i takon Prokurorisë të vendosë nëse janë goditje për shkak të detyrës, për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të dyshuar. 3. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti e cila sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu këta deputetë dhe të tjerë të paidentifikuar deri më tani kanë goditur punonjësit e Gardës së Republikës, veprime për të cilat i takon Prokurorisë të vendosë nëse janë goditje për shkak të detyrës, për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të dyshuar. 4. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 ditë për deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 6 paragarfi c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në nenin 65/1 pika 1, pra deputetët kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë fyer anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe sipas sipas parashikimeve të nenit 6 pika 2, paragrafi a) i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 5. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë shkaktuar kaos, kanë dhunuar punonjës të institucioneve shtetërore (Gardës së Republikës). 6. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.

Top Channel/ Fjalime, mesazhe politike dhe kërkesë për dorëheqjen e Ramës, dita e 107 e protestës
14/09 22:43
Top Channel/ Presidenti i parë shqiptar në Abu Dhabi, Begaj: Synojmë investime
14/09 22:36
Top Channel/ Protesta, thirrje për përshkallëzim: Bllokojmë institucionet
14/09 22:35
Top News- Rritje page 8500 lekë për magjistratët, kalon në komision drafti i propozuar nga PS
14/09 22:34
Top News- “Grusht pushteti”…mesazhi i fortë i protestuesve për policinë: Ne nuk ndalemi!
14/09 22:33
Top News- A po cenohet siguria kombëtare? Opozita kërkesë në Kuvend: Të hetohet KAYO
14/09 21:14
Top Channel/ Ulliri ndez debatin, deputetët kërkojnë bilancin e dëmeve dhe laboratorë për eksportet
14/09 19:58
Top Channel/ Meta del nga kafazi, pranohet kërkesa për të mos qëndruar brenda aty gjatë seancave
14/09 19:54
Top News – Meta del nga kafazi/ Apeli pranon kërkesën, do të qëndrojë pranë avokatit
14/09 18:23
Top News – Shifrat pas sherrit të pagave. Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve
14/09 17:24
Top News – ‘Rrogat nga paratë e konfiskuara’. Edi Rama shënjestron argumentin e magjistratëve
14/09 17:06
Top News – Rrjeti B40 për Veliajn: ‘Gjykata e Lartë të respektojë vendimin e Kushtetueses’
14/09 17:06
Top News- Protestë kundër kamerave në shkolla. Grushti pezullon efektivin e “Shqiponjave”
14/09 16:28
Top Channel/ Meta del nga kafazi, Do ndjekë gjyqin për masën e sigurisë përkrah avokatit
14/09 15:47
Top News – ‘Ndjek me kënaqësi zhvillimet…’/ Berisha flet për vizitën në SHBA dhe…Ballukun
14/09 15:41
Top News-Regjistrimet në Universitetin Mesdhetar/Revolucion kurrikular, programe me mundësi punësimi
14/09 15:40
Top News- Rregullorja anti-media bllokon GJKKO! Shtyhen seancat, gjyqtarët me celularë në sallë
14/09 15:36
Top Channel/ Alket Rizai ikën sërish nga burgu, ishte me leje, përfshihet në të shtëna në Athinë
14/09 15:31
Top Channel/ 41 kg kokainë në port, droga me vlerë 2 milionë euro u gjet në kontejnerin e mishit
14/09 15:29
Top Channel/ Grushti që pezulloi policin, pamjet virale tregojnë efektivin duke goditur protestuesin
14/09 15:28