Turizmi nuk i takon vetëm qyteteve bregdetare, madje Shqipëria ka shumë për të ofruar në çdo cep të saj. Bashkia e Prrenjasit çeli sezonin turistik duke promovuar jo vetëm Parkun Kombëtar të Shebenikut, tashmë hapësirë e mbrojtur nga UNESCO, por edhe traditën dhe kulturën e jashtëzakonshme që kjo zonë mbart. E teksa turizmi, sidomos në zonat malore, kërkon ende shumë punë për t’u zhvilluar, Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit gjykon se Paketa e Maleve do të jetë një ndihmesë në këtë drejtim.