Protestuesit janë futur brenda një biznesi në qendër të Tiranës. Ata i marrin orenditë dhe i djegin më pas në vatrat aktive që kanë në rrugë. Protestuesit kanë ndezur zjarr në mes të rrugës në Rrugën e Durrësit. Ata kanë krijuar disa vatra zjarri në mes të rrugëve, te Mine Peza dhe Rruga e Durrësit, teksa po vijojnë të qëndrojnë në tubim prej më shumë se katër orësh.