Policia e Nepalit qëlloi me plumba gome dhe ujë me presion ndaj qindra protestuesve që refuzojnë një grant $500-milionë dollarë nga SHBA, cka mund të prishë lidhjet me Kinën. Nepali ka nënshkruar marrëveshjen në vitin 2017 për financimin e projekteve të infrastrukturës, por akordi ka shkatuar përçarje me opozitën dhe brenda koalicionit qeverisës. Në protestën e dhunshme disa njerëz u plagosën jashtë parlalmentit para miratimit të ligjit që pritet të ndodhë më 28 shkurt. "Edhe pse është rënë dakord për miratimin në parlament, nuk është e qartë nëse të gjithë partnerët do të votojnë”, tha një zëdhënës i koalicionit të Kongresit në Pushtet. Opozicioni kryesor vjen nga politikanët e njohur si Maoistë që janë tradicionalist të afërt me Kinën, ata thonë se granti dëmton sovranitetin e Nepalit. Disa media raportuan javës që shkoi se Kina ka nisur një fushatë dezinformimi.