Vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë. Në pamje duken disa të rinj të maskuar me shall në fytyrë, të cilët tentojnë të thyejnë xhamat me sende të forta, ndërsa tentojnë të tërheqin dhe perdet brenda ambineteve të bankës.