Top Channel/ Protestat shkundin Vuçiçin, presidenti serb refuzon ultimatumin e studentëve
29/06/2025 12:02

Policisë së Serbisë iu desh të përdorte gazlotsjellës për të shpërndarë turmat e njerëzve që qëndronin rrugëve pas protestës së studentëve në Beograd. Qindra mijëra qytetarë e studentë u mblodhën në shesh të shtunën, në protestën me të cilën vendosën ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi dhe rrëzim të presidentit Aleksandar Vuçiç. Studentët parashtruan dy kërkesa për qeverinë serbe: Së pari, kërkohen zgjedhje të parakohshme, kurse e dyta ka të bëjë me largimin e mbështetësve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, të cilët kanë ngritur kampe në afërsi të universiteteve dhe kundërshtojnë protestat e studentëve. Protestuesit i lanë afat Vuçiçit që kërkesat të përmbusheshin deri në orën 21:00 të së shtunës, por presidenti serb i refuzoi. E fiks në orën 21:00, studentët bënë thirrje se “ultimatumi ka përfunduar”. Aty ndërhyri edhe xhandarmëria serbe dhe dy brigada policie, siç ka raportuar e përditshmja “Danas”. Më pas protestuesit u konfrontuan me policinë. Në disa raste pati edhe hedhje të gazit lotsjellës nga Policia. Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Top News- ‘Negociatat kanë kalendar’/ Rama- nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje
18/10 23:09
Top News- ‘Ramës i dështoi skenari’, Berisha reagon për sulmin me gaz në selinë e PD
18/10 23:09
Top News- Gurë te PS, gaz te PD/ Dita e gjashtë e protestës prek edhe selitë e dy partive
18/10 23:01
Top News- Sulmohet komisariati numër 3/ Si u kapën në befasi policët, disa të plagosur
18/10 22:59
Top Channel/Dhuna, reagojnë komunitetet fetare/Bëhen thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog kombëtar
18/10 22:59
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top Channel/ Molotovë drejt policisë pranë selisë blu, pamjet e sulmit gjatë protestës në Tiranë
18/10 22:12
Top Channel/ Tensionet në protestë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
18/10 22:04
Top Channel/ Sulmuan me molotovë dhe fshihen në PD, momenti kur policia hedh gaz lotsjellës
18/10 21:59
Top Channel/ Tension në selinë e PD/Ambulanca pranë selisë blu për t’i ardhur në ndihmë protestuesve
18/10 21:40
Top Channel/ Revolta në Tiranë, dhunë dhe gaz/ Policia nis shoqërimet
18/10 21:37
Top Channel/ Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje të forta në bulevard. Protestuesit hedhin gurë e molotovë, përgjigjet policia
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28