Gati një mijë arrestime janë kryer, pasi qindra-mijëra njerëz morën pjesë në një ditë tjetër protestash në të gjithë Francën, të cilat u pasuan nga disa përleshje të shtunën në mbrëmje, kanë bërë të ditur zyrtarët. Pas një dite me demonstrata kryesisht paqësore, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit në disa qytete, përfshirë Parisin. Ndërkohë, në Marsejë u dogjën barrikada, ndërsa në Bordo njerëzit shkulën dërrasat mbrojtëse nga një dyqan. Megjithatë, deri më tani, zyrtarët kanë arritur të shmangin trazirat dhe plaçkitjet në shkallën e parë fundjavën e kaluar, të cilat shkaktuan disa nga skenat më të rënda të çrregullimeve në historinë moderne të Francës.