Vala e protestave mbi dy mujore që ka përfshirë Serbinë, e bëri viktimën e parë politike: Kryeministri Millosh Vuçevic njoftoin sot se do të japë dorëheqjen, hap ky që duket konsiderohet se mund të zbusë zemëratën e mijëra studentëve e qytetarëve të tjerë që kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.