Top Channel/ Protestat “gjunjëzojnë” qeverinë izraelite. Shtyhet reforma gjyqësore
27/03/2023 22:18

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të hënën shtyrjen e kalimit të reformës gjyqësore në parlament pas disa muajsh protesta që nxorën në rrugë dhjetëra mijëra njerëz. Në një fjalim përpara kombit ai tha se “Për shkak të ndjenjës së përgjegjësisë kombëtare, nga vullneti për të parandaluar një përçarje mes popullit tonë, kam vendosur të ndaloj leximin e dytë dhe të tretë të projektligjit. Ai shtoi se do të shtyjë shqyrtimin e projektligjit për seancën e ardhshme të parlamentit që fillon në gjysmën e dytë të prillit. Presidenti izraelit Isaac Herzog më herët gjatë të hënës kishte bërë thirrje për një ndalim të menjëhershëm të procesit legjislativ, një ditë pasi Netanyahu shkarkoi ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant, sepse kishte kërkuar të njëjtën gjë. Kjo shkaktoi një thirrje për grevë të përgjithshme të hënën nga shefi i lartë i sindikatave të Izraelit, Arnon Bar-David, por ai e anuloi aksionin pas fjalimit të Netanyahut. "Pas njoftimit të kryeministrit, unë shpall përfundimin e grevës," tha në një deklaratë Bar-David, kryetar i konfederatës së sindikatave Histadrut. Fluturimet u ndërprenë, spitalet ndaluan shërbimin jourgjent, madje edhe diplomatët kishin lënë punën të hënën. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57