Top Channel/ Protesta masive në Stamboll, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
01/07/2025 23:02

Turqia është përfshirë nga një valë zemërimi dhe trazirash pas publikimit të një karikature të konsideruar blasfemuese nga revista satirike Leman, e cila në edicionin e saj të 26 qershorit shfaqte dy personazhe të quajtur Muhamed dhe Moisi (Musa). Karikatura, që u perceptua si një përfaqësim i Profetit Muhamed, nxiti reagime të fuqishme në një vend me shumicë myslimane, ku paraqitja e profetëve është e ndaluar nga besimi dhe ligji. Të hënën në mbrëmje, një grup protestuesish të zemëruar tentoi të hynte në zyrat e revistës në lagjen Beyoğlu të Stambollit, ndërsa policia ndërhyri për të siguruar zonën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Ministra, organizata joqeveritare dhe qindra qytetarë kanë dënuar ashpër karikaturën, duke e quajtur një provokim të pahijshëm dhe një krim urrejtjeje. Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, theksoi se nuk mund të tolerohet mungesa e respektit ndaj besimit, ndërsa ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, premtoi se të gjithë autorët do të mbahen përgjegjës për “aktet imorale”. Në mbrëmjen e së martës, sërish protestues u mblodhën pranë redaksisë së Leman, duke brohoritur slogane fetare, ndërsa forcat speciale policore kishin ngritur barriera për të garantuar rendin. Masat e sigurisë vazhdojnë të jenë në fuqi edhe sot. Në një tjetër zhvillim, politikanë të opozitës kryesore mbetën të heshtur, përveç ndonjë deklarate të vogël nga parti konservatore. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa hetimet penale janë në vazhdim. Autoritetet kanë theksuar se çdo fjalë apo veprim që përçmon simbolet fetare mund të përbëjë shkelje penale në kuadër të ligjeve turke për “fyerje të vlerave fetare”, dhe kanë paralajmëruar për ndëshkime të ashpra për të gjithë të përfshirët.

Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
DIGITALB DIGITALB