Pas Tiranës, bojkotimi i mësimit ditën e sotme ka filluar edhe në qytetet e tjera të vendit. Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë nisur bojkotin e auditorëve, për t’u bashkuar në protestën e paralajmëruar prej tyre dhe në solidarizim me studentët e Tiranës.