Top Channel/ Protesta e PD të enjten, “blindohet” kuvendi me gardh metalik
11/03/2026 22:27

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje pritet të jetë e tensionuar, sepse në rendin e ditës do të hidhet për votim kërkesa e SPAK-ut për dhënien e lejes për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pak orë para seancës, Parlamenti ka kaluar në masa të përforcuara sigurie për shkak të protestës së opozitës në orën 10.00. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, godina është rrethuar me gardh metalik si masë paraprake për tubimin e Partisë Demokratike. Ligjvënësit socialistë mësohet se do të përpiqen të hyjnë të parët në seancë, për të shmangur kontaktin me protestuesit e opozitës, të cilët janë thirrur të rrethojnë parlamentin. Brenda sallës, mazhoranca dhe opozita pritet të përplasen ashpër mbi kërkesën e SPAK, e cila insiston në heqjen e lirisë së Belinda Ballukut. PS ka deklaruar votën kundër dhënies se autorizimit, ndërsa PD, në mungesë të kartonëve, ka në plan të tregojë forcën si brenda dhe jashtë kuvendit ku ka thirrur në ndihmë mbështetësit e saj. Mesditën e së mërkurës kryetari i partisë demokratike, Sali Berisha mblodhi deputetët opozitarë për të koordinuar aksionin politik jashtë parlamentit.

Top News- Lufta rajonale drejt një fazë të re, Izraeli i zbulon planin djallëzor Iranit
11/03 23:15
Top News- Irani do sulmojë SHBA me drone/ FBI paralajmëron, jepet alarmi
11/03 23:15
Top News- Seri sulmesh të fuqishme ajrore, oshtinë qielli nga bombat e raketat
11/03 23:15
Top Channel/ Bastet, sportive online qeveria miraton rregullat teknike
11/03 23:10
Top News – ‘Greqia, faqe të re për energjinë bërthamore’/ Reagojnë ashpër deputetët ndaj Mitsotakis
11/03 22:59
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top Channel/ Protesta e PD të enjten, “blindohet” kuvendi me gardh metalik
11/03 22:27
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top News- PE vlerëson Shqipërinë e Malin e Zi/ Miratohet raporti për zgjerimin, por me kushte
11/03 21:47
Top Channel/ Protesta e opozitës, Parlamenti blindohet me gardh metalik, shtohen masat e sigurisë
11/03 20:48
Top Channel/ Rol kyç në trafikun e kokainës, zbulohen emrat e mafiozëve shqiptarë, pjesë e Los Lobos
11/03 20:24
E fundit! Gjesti përfundon në burg/ Ja çfarë ka ndodhur me ish fituesin e BBV, detajet e fundit
11/03 20:15
Top Channel/ Kanabisi zhvendoset në shtëpi, Policia: Po bëhet në ambiente të mbyllura
11/03 20:10
Top Channel/ Debati për paraburgimin, juristët të ndarë për vendimin që pritet
11/03 19:58
Top Channel/ AKU bllokon 738 kg fileto pule në KMY, bllokohet edhe djathë në “Bonum”
11/03 19:50
Top Channel/ Si u sulmua kuvendi nga hakerat, ekspertët e IT: Nga “piratë” globalë të paguar
11/03 19:48
Top Channel/ Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano, ministri: Shkak kostot
11/03 19:46
Top Channel/ “Shqipëria e Mali i Zi duhen në BE”! PE: Europa të heqë burokracitë
11/03 19:45
DIGITALB DIGITALB