Top Channel/ Projektligj për raportim të detyrueshëm në organet tatimore, gjoba deri në 1 mln lekë
19/07/2026 19:41

Të ardhurat nga kripto asetet pritet të kontrollohen nga administrata tatimore. Në Shqipëri është hartuar një kuadër i posacëm ligjor për tregun e kripto aseteve, që synon identifikimin e pronësisë së ofruesve të shërbimit si dhe të përdoruesve të parave digjitale për të shmangur evazionin fiskal. Gjithashtu ka në fokus shkëmbimin automatik të këtij informacioni ndërmjet autoriteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Me projektligjin e nxjerr për konsultim publik të përgatitur nga Ministria e Financave si kërkesë e procesit të integrimit, parashikohet krijimi i një sistemi elektronik në vlerën e 80 milionë nga buxheti i shtetit. Efektet e këtij ligji specifikohet që fillojnë në ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përcaktohet si autoritet kompetent për administrimin e sistemit për raportimin, mbledhjen, shkëmbimin automatik të informacionit dhe bashkëpunimin me autoritetet e tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregjeve të kripto-aseteve. Ndërsa me rëndësi shihet edhe bashkëpunimi institucional, ku Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kërkohet ti përcjellë Tatimeve brenda 10 ditëve çdo autorizim, pezullim apo revokim të licencave të operatorëve të kriptomonedhave, si dhe listën e plotë të tyre çdo fund viti. Ofruesit e shërbimeve duhet të pajisen me një numër unik identifikimi nga tatimet dhe të dhënat për cdo transaksion do të arkivohen për një periudhë jo më të shkurtër se se 7 vjecare. Në rast se përdoruesi nuk bashkëpunon, platforma e kriptomonedhave bllokon transaksionin pas dy njoftimeve brenda dy muajve. Në projektligj parashikohen edhe gjoba nga 100 mijë deri në 1 milion nga titullari i drejtorisë së tatimeve, kur nuk regjistrohen, nëse nuk kryhet raportimi brenda afateve apo në rastet kur jepet informacion i pasaktë. Megjithatë në draft njihet procedura dhe detyrimet konsiderohen të përmbushura nëse është zbatuar në një shtet tjetër anëtar, për të mos pasur raportim të dyfishtë.

Top News – Rama te ByPass i Tiranës: Shpronësimet do t’i bëjmë sipas ligjit
06/11 13:17
Top News – 5 helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës, Nufi tregon ku do shpenzohet buxheti
06/11 13:03
Top Channel/ Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë
06/11 13:02
Top Channel/ Fundjavë me diell, parashikohen temperatura deri në 22 gradë celsius
06/11 12:46
Top Channel/ Banorët largohen nga pallati, Bashkia e Elbasanit po përgatitet për shembjen e plotë
06/11 12:27
Top Channe/ Raporti i BE ngre shqetësimin, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë fundin e sulmeve
06/11 12:26
Top Channel/ Bujqësia në vështirësi, fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë
06/11 12:25
Top Channel/ Kushtetuesja “blindon” sigurinë. Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë
06/11 12:16
Top News-PD çon në Kushtetuese paketën ‘Antidhunë’: Nuk shuhet protesta me gjoba’
06/11 12:15
Top Channel/ SHBA, mesazh për Tiranën, ambasadori Wendt paralajmëron takime me liderët politikë
06/11 12:14
Top News – Edhe gjermanët kundër paketës fiskale. DIHA: Ulja e TVSH për ushqimet, jo në kurriz të
06/11 12:03
Top Channel/I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës
06/11 11:08
Top Channel/ Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, do pyetet si deklarues nga prokurori Ols Dado
06/11 11:07
Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46