Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është shënuar zyrtarisht nisja e projektit ndërkombëtar ADRISMART, një iniciativë ndërkufitare e Bashkimit Europian që synon mbrojtjen e biodiversitetit detar në Detin Adriatik përmes marikulturës inovative dhe përdorimit të inteligjencës artificiale. Ky Projekt është një shembull konkret se si universitetet, institucionet kërkimore, autoritetet publike dhe aktorët e interesit mund të bashkëpunojnë për të adresuar sfida të përbashkëta, si mbishfrytëzimi i rezervave të peshkut, duke i shndërruar ato përmes përdorimit të mjeteve të Inteligjencës Artificiale.