Reshjet e dendura që vazhduan gjatë natës po shkaktojnë probleme në akse rrugore dhe në prurjet e lumenjve në veri dhe jug të vendit. Në Shkodër ka rënie gurësh në aksin rrugor Prekal-Breglumi. Në rrugën e Dukagjinit ka patur rrëshqitje dheu e gurësh. Në Theth, një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda. Nga bashkia Vau Dejës njoftohet se ka bllokim te disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjadër. Energjia elektrike është ndërprerë në Vaun e Dejes, Hajmel Shkrel, Kastrat dhe Kelmend.