CEO i Boeing, Dave Calhoun u shpreh sot se synon të largohet nga kompania deri në fund të vitit, ndërsa paralajmëroi se do të ketë një ndryshim të madh të lidershipit. Kryetari i Boeing dhe kreu i njësisë së avionëve komercialë pritet të largohen gjithashtu sipas CNN.