Duke qëndruar mbi portretin gjigand të Mao Cedong që dominon sheshin qendror Tiananmen ne Pekin, presidenti kinez Xi Jinpin drejtonte sot celebrimet e 100 vjetorit të themelimit të partisë komuniste kineze. Mijëra performues ishin mbledhur në shesh teksa lideri Xi fliste për “arritjen e rigjenerimit të kombit kinez.” “Për 100 vjet, partia komuniste e Kinës kë drejtuar popullin në të gjithë përpjekjet e tij, në çdo saktificë e inovacion. Ne jemi të bashkuar rreth një ideali, atë të rigjenerimit të kombit kinez”, tha presidenti teksa performuesit brohorisnin slogane në mbështetje të partisë komuniste.