Kreu i shtetit kroat, Zoran Milanovic nuk i ndal sulmet ndaj Greqisë. Më i fundit prej tyre erdhi gjatë ceremonisë kremtuese të 30 vjetorit të komunës së Lokvas-ë, të cilën Milanovic e shfrytëzoi për ta kthyer sërish fokusin tek hasmëria që ka ngjallur mes tij dhe Athinës zyrtare arrestimi i tifozëve kroatë në shtetin helen. Për presidentin e Kroacisë, ajo cfarë ndodh nuk është gjë tjetër vecse një farsë politike, e cila nuk ka të bëjë aspak me sundimin e ligjit.