Edhe pse është përfolur për prirje pro-serbe, presidenti I ri I Malit të Zi, Jakov Millatovic e bëri të qartë se nuk ka për ta ndryshuar linjën pro-europiane të vendit të tij. Rruga e Malit të Zi drejt BE-së është e padiskutueshme, u shpreh Milatovic, që nenvizoi po ashtu se nuk ka për të ndryshuar asgjë në politikën e jashtme të vendit, përfshirë këtu marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare. I pyetur nëse kjo nënkupton se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Milatovic u përgjigj “ se një gjë e tillë është e qartë”.