Top Channel/ Predikime fetare në kopsht! Fëmijëve u mësojnë Kuranin, distancohet KMSH
22/04/2026 19:46

Predikimet fetare janë shtrirë dhe kanë prekur edhe institucionet arsimore parashkollore. Bëhet fjalë për një çerdhe dhe kopsht privat që promovon në rrjete sociale fëmijët që lexojnë pjesë nga Kurani, ndonëse institucionet janë laike dhe është në kundërshtim me ligjin. Jo vetëm urime në ditën e Bajramit, por të vegjlit e moshave nën 6 vjeç gjatë muajit të Ramazanit e jo vetëm janë aktivizuar në vizatime të simboleve islamike, madje siç shihen edhe nga këto pamje të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, nën drejtimin e edukatores gjatë programit mësimor kanë shkuar në xhami. Aktivitete të tilla janë publikuar në platformat online, ku i përshkruajnë si procese edukuese e kopsht që fëmijët trajtohen si të mëdhenj. Ky institucion arsimor jopublik ndodhet në rrugicën përballë xhamisë Dine Hoxha dhe jashtë godinës nuk ka një logo identifikuese, edhe pse në internet gjen mjaftueshëm informacion mbi aktivitetin edukues që kryen. Pas interesit të Top Channel pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nëse kopshti privat “New Life” ishte në bashkëpunim me KMSH, zyrtarisht distancohen nga veprimtaria e tyre. Komuniteti Mysliman deklaroi se ka marrëveshje me Ministrinë e Arsimit vetëm në lidhje me medresetë që ofrojnë mësimdhënie nga klasa e parë deri në gjimnaz, si dhe me një universitet privat për studentët që besojnë fenë islame. Por a është i licencuar ky institucion arsimor që promovohet në rrjete sociale me fëmijët në moshë delikate si predikues i fesë islame? Neni 7 i ligjit për sistemin arsimor parauniversitar e specifikon qartë laicitetin që duhet të ketë arsimi. Përjashtim bëjnë vetëm ato institucione arsimore që themelohen nga bashkësi fetare, por KMSH e mohon qartazi këtë. Institucioni “New Life”, që ka të regjistruar dhjetëra fëmijë, e ushtron çdo ditë mësimdhënien në rrugën e Kavajës dhe kundërshtohet nga Komuniteti Mysliman të jetë nën varësinë e tyre.

Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00
Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30